Tech

Google sjell programin që kujdeset për fëmijën tuaj

Google ka marrë një sistem elektronik që është projektuar për t’u kujdesur për fëmijët kur prindërit ose kujdestarët nuk janë aty.

Me anë të kamerave, është në gjendje të tregojë nëse fëmija është vetëm në një dhomë dhe ka mbetur pa mbikëqyrje.

Sistemi ka edhe sensorë lëvizje, dritë, audo dhe prekje për të mbajtur foshnjet të sigurta. Google e quan “Pajisje dhe metodë për të mbrojtur fëmijët e pambikëqyrur në shtëpi.”

Në momentin që kuptohet se fëmija është i vetëm, sistemi bllokon çdo prizë elekrike duke i mbrojtur ata nga rreziku i energjisë.

Sistemi funksionon edhe me anë të email-it duke i shkruajtur prindit apo kujdestarit. Ende nuk dihet nëse Google vendos që pajisjen ta nxjerrë në treg për çdo person.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *