Ndodhi sot, Te Gjitha

Ndodh edhe kjo! Vidhen miliona lekë në kasafortën e policisë së Durrësit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur aty ku siguria duhet të jetë maksimale, në polici.

Në komisariatin e policisë së Durrësit, mësohet se nga kasaforta janë vjedhur rreth 2 milionë lekë të reja.

Ngjarja ka ndodhur më 1 dhjetor, në zyrat e komisionit të Qarkullimit Rrugor.

Bëhet fjalë për një shumë parash të mbledhura nga gjobat dhe arkivat, të cilat ruheshin në kasafortë.

Lidhur me këtë rast Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka nisur hetimet, për të zbuluar nëse ka efektivë policie të përfshirë në ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *