Ngjyra, Te Gjitha

“Djali im është i bukur , inteligjent dhe i virgjër”

Në rubrikën e letrave të  The Guardian ka ardhur edhe letra e një nëne, e cila është e shqetësuar për të birin si dhe për jëtën e tij seksuale.

Për shkak të bullizmit dhe talljeve ai është mbyllur në vete dhe është izoluar nga njerëzit. Ajo e përshkuan të birin si të pashëm, inteligjent dhe karizmatik. Pra si ka mundesi që është i virgjër?

Më poshtë ju sjellim letrën:

Djali im është 22-vjeç  dhe thotë se do të jetë i virgjër gjatë gjithë jetës së tij. Në shkollë e kanë tallur dhe e kanë quajtur gay. Kemi folur mbi këtë bashkë dhe më ka thënë që e tërheqin vajzat.

Unë kam qenë mësuese në shkollën e tij, pavarësisht përpjekjeve të mia,askush nuk e mori seriozisht situatën. Tashmë ai është i frikësuar për të filluar raporte qoftë edhe miqësore me persona të tjerë.

Ai është shumë i vetmuar dhe unë jam në buzë të greminës,nuk di si ta ndihmoj . Jam e habitur,si ka mundësi që askush nuk e ka ftuar për të dalë? Ai është i bukur intelgjent dhe karizmatik. Çfarë mund të bëj?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *