Pushteti, Te Gjitha

Hiqet logoja e Skënderbeut nga dokumentet zyrtare

Hiqet logoja e Skënderbeut nga të gjitha dokumentet zyrtare, duke nisur nga kjo e hënë.

Tashmë logot e vendosura në kuadër të “Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut”, nuk do të përdoret më.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivës së Shtetit deklaroi se në zbatim të vendimit të Komisionit Shtetëror për Vitin Mbarëkombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, Këshilli i Lartë i Arkivave miratoi para një viti vendimin nr. 12, që modelet e dokumenteve administrative të përmbanin Logon Kombëtare në kuadër të ‘Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot-Skënderbeut’.

Kjo logo u bë e detyrueshme për zbatim nga gjithë administrata shqiptare.

“Por që nga dita e sotme dokumentet zyrtare nuk do të kenë më këtë logo”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *