Ndodhi sot, Te Gjitha

Fuqia e pasaportës/ Ku renditen Shqipëria e Kosova

Nga një llogaritje të Indeksit të Pasaportave rezulton se ajo e Emirateve të Bashkuara Arabe është cilësuar si më e fuqishmja.

Nga ky raport mësohet se poseduesit e pasaportës së Emirateve mund të udhëtojnë në 167 vende të botës pa viza paraprake.

Më tej në vend të dytë renditën dy vende Singapori dhe Gjermania, ndërsa Danimarka në të tretin.

Indeksi i Pasaportave rendit pasaportat e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara dhe gjashtë territoreve shtesë, shkruan rel.

Nga vendet e Ballkanit, Shqipëria zë vendin 43, Kosova 82, Bosnja e Hercegovina 41, Mali i Zi 38, Maqedonia 37 dhe Serbia 32.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *