Doktori, Te Gjitha

Mos e teproni me dushin! Problemet shëndetësore që rrezikoni

A duhet të bëni dush çdo ditë? Tani që po afron stina e verës përgjigja me siguri për shumë prej nesh është se ndoshta edhe më tepër se sa një dush.

Por, mjekët kanë arritur në konkluzionin se në këtë mënyrë nuk veproni mirë për shëndetin tuaj. Dushi i përditshëm rrit rrezikun për infeksione të ndryshme.

Sipas profesores dermatologe Eliane Larson, në këtë mënyrë ju nuk bëni gjë veçse ulni hidtratimin e lëkurës gjë që lejon futjen e baktereve të dëmshme në trup më lehtë.

Dushi është i dëmshëm edhe sipas profesorit tjetër të dermatologjisë nga Universiteti George Washington, Brandon Mitchell. Ai thotë se dushi largon vajrat natyrale nga lëkura, gjë që pengon bakteret e mira të cilat mbështesin sistemin imunitar të njerëzve.

Ekspertët këshillojnë që të bëni dush një deri në dy herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *