Dardani, Te Gjitha

Rrëzohet avioni ushtarak grek në Egje, Turqia e mohon

Ditën e sotme raportohet se një avion ushtarak i Greqisë është rrëzuar sot në zonën e detit Egje.

Sipas mediave greke avioni vshtë rrëzuar në ishullin Skiros në afërsi me zonën e Mitillit, ndërsa mësohet se ishte prodhim francez Mirage 2000.

Ende nuk dihet arsyeja e rrëzimit. Kjo zonë e ndodhur në afërsi me Turqinë është e përfshirë nga tensionet Turqi-Greqi për shkak të disa ishujve.

Por autoritetet turke mohojnë lajmin e rrëzimit të avionit grek në këtë zonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *