Dardani, Te Gjitha

Kotzias siguron Daçiç: Greqia nuk do të njohë Kosovën!

Ministri i Jashtëm grek Niko Kotzias ka nisur turneun e tij ballkanik, dhe së fundmi ndodhet në Serbi.
Gjatë vizitës së tij në Beograd, tha se zyra tregtare e Kosovës në Athinë nuk është përfaqësi diplomatike. Sipas Kotzias do zbatohet marrëveshja e vitit 2014, sipas së cilës është rënë dakord të hapet zyra tregtare e Kosovës.

“Zyra tregtare në Athinë, kur të hapet, nuk do të jetë përfaqësim diplomatik i Kosovës. Kjo nuk është rënë dakord dhe nuk është paraparë. Marrëveshjet duhet të zbatohen nga të dyja palët. Qëndrimi i Athinës për Kosovën nuk ndryshon”- është shprehur para gazetarëve shefi i diplomacisë greke Kotzias.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *