Dardani, Te Gjitha

Flet një nga gylenistët e deportuar: Kush janë zyrtarët shqiptarë të financuar nga FETO

Osman Karakaya, gylenisti i arrestuar dhe i deportuar nga Kosova, është njëri prej gjashtë personave që ka nisur bashkëpunimin me Prokurorinë e shtetit turk lidhur me veprimtarinë e organizatës FETO.

Karakaya, i cili me profesion është doktor, ka pranuar se është fajtor dhe ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë në Ankara.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta turke “Yeni Tan”, e cila thotë se Osman Karakaya ka dhënë edhe shumë informata për veprimtarinë e FETO-s në Ballkan, konkretisht në Kosovë.

Ai ka pranuar se ka blerë tokë për ndërtimin e një ferme ku bëhet fjalë për 60 hektar tokë, e që janë të përfshirë shumë ish-politikanë nga Kosova, zyrtarë fetarë nga Shqipëria, dezertorët nga Turqia, anëtarë të partisë BDI nga Maqedonia dhe biznesmen të ndryshëm nga Kosova.

“Njerëzit politik të FETO-s, të cilët kanë qenë nën kontrollin e organizatave të inteligjencës, kanë blerë 600 shtëpi në Kosovë”, ka thënë ai.

Aktivitete të tjera kur janë bërë mbledhjet e “bamirësisë” janë realizuar nga ‘Fondacioni Atmosfera.

Ky fondacion ka luajtur një rol të rëndësishëm edhe si ndërmjetësues ndërmjet pjesëtareve të FETO-s me politikanet kosovarë kur është bërë fjalë për bashkëpunim..

Ndërkaq, për organizatën FETO, janë bërë shumë hulumtime dhe shkrime për veprimtarinë e tyre në Ballkan dhe vendet e Rajonit, dhe hulumtimet kanë vënë në pah se struktura FETO në Kosovë vepron në shumë fusha si ajo e edukimit, biznesit, organizata jo qeveritare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *