Dardani, Te Gjitha

Shqiptarët grabisin këngëtarin grek Lefteris Pantazis

Rrahja brutalisht e biznesmenit grek Aleksandros Stamatiadis nga dy grabitës që ishin futur në shtëpinë e tij në Athinë ka ngritur policinë në këmbë.

52-vjeçari kaloi gjendje kritike për jetën, pasi u godit nga dy grabitësit me shufër hekuri.Dy ditë më parë ai kishte ndjerë grabitësit që ishin futur në shtëpi, ndërsa familja e tij ishte në gjumë.

Mjekët në spitalin “Georgios Gennimatas” të Athinës kryen të paktën dy operacione , ndërsa 52-vjeçari kishte goditje të shumta në kokë dhe disa organe.

Shtëpia e biznesmenit Aleksandros StamatiadisHetimetAutoritetet greke e lidhin sulmin e biznesmenit dhe me grabitjen që ndodhi në banesën e këngëtarit të njohur Lefteris Pantazis.

Aty dy grabitësit duke kërcënuar ndihmësit e shtëpisë kanë arritur të marrin 1,000 euro dhe disa stoli që kanë vlerë mijëra euro. Dy ngjarjet, sipas hetimeve që zbulojnë mediat greke dyshohet se kanë për autorë shtetas shqiptarë.

Protothema shkruan se deri më tani, nga laboratorët e mjekësisë ligjore nuk është marrë ndonjë e dhënë që do hedhtë dritë mbi hetimet, ndërsa ajo që është thënë nga dëshmitarët nuk mund të krijohet profili i autorëve.

“Me të dhënat e deritanishme, dyshohet se autorët janë të huaj, sipas të gjitha gjasave shqiptarë dhe i kanë zgjedhur rastësisht objektivat e tyre”, shkruan gazeta greke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *