Dardani, Te Gjitha

Erdogan kërcënon sërish Haradinajn: Turp të kesh, bëre një gabim historik

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka kërcënuar sërisht kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Duke folur në kongresin e partisë se tij në qytetin Hatay, Erdogan ka thënë se largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik nga ana e Haradinajt.

“Operacioni i fundit në Kosovë (Operacioni i MIT-it në Kosovë kundrejt strukturës së FETO-s në Ballkan) nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit.

Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them “turp”.

Sepse largimi nga detyra i kreut të inteligjencës, ministrit të Brendshëm, të cilët na i dhanë anëtarët e organizatës terroriste FETO, është një gabim historik.

Sepse ato e bënë detyrën e tyre.

Është miku, vëllai ynë kushdo që shkollat e FETO-s ia dorëzon Fondacionit turk Maarif, kush mbyll strehët e tyre të së keqes me pamjen e institucioneve të shoqërisë civile dhe kush i largon agjentët e tij nën pamjen e biznesmenit”, është shprehur Erdogan raporton AA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *