Pazar, Te Gjitha

E moshuara letër Veliajt: Na lini të bëjmë seks rehat

I dashur Lali Eri.

Unë e di që ti ke shumë respekt për ne nonat plaka dhe mbi të gjitha e di që të pëlqejnë modernizmat.

Unë që po të shkruaj jam nona që u kap duke bërë seks buzë Lanës . Kam shpëtuar për qime që nuk më është prishur imazhi se shyqyr Baba Mondit, kameramani ishte amator dhe kishte një telefon të lodhur i cili nuk më tregonte çdo pamje pa fokus.

Lajmin që e kishte shpërdarë videon, ma tha komshia dhe të dyja për rreth 4 orë kemi aluduar se kush mund të ishte kjo grua.

Unë për të fshehur gjurmët si fillim i thashë shoqes që kësaj zonje duhet t’i vijë turp nga vetja që ka arritur të bëjë veprime të tilla.

Edhe ajo u bashkua mendimit tim. Më vonë ra muhabeti tek idetë e tua novatore në lidhje me bashkinë  dhe  modernizimin e qytetit.

Arritëm në përfundimin se mund të themi pa frikë se ishim dakord të dyja që Tirana të bëhej si Amsterdami dhe seksi në vende publike mos të mos të shihej si tabu.

Ishim gjithashtu për heqjen e menjëhershme të shprehjeve komentuese të tipit: “Pupupu ç’bëhet kështu u prish dynjaja” ose “si nuk i vjen zor një herë?”.

Për t’u solidarizuar bashkë me shoqen, të dyja hapëm nja dy video në Youtube të projektit “Tirana ime” dhe më pas nja dy video të tjera tek Youporn.

Më vonë  diskutuam për faktin që ti ke një gjysh që të jeton përjashta shtetit dhe quhet Xhoxhi Soros dhe kjo tregonte nivelin e lartë të emancipimit në rrënjë të familjes tënde.

Komshia tha: “Imagjino mi qyqe, ai ka gjyshin të përjashtëm, ndërsa vetë do jetë akoma me liberal dhe do pranojë futjen e seksit nëpër parqe për të gjithë katranët që duan jenë bohemë”.

I shpreha dëshirën time që doja ta provoja një herë mbrapa shkurres tek Lana, pasi më kishte marrë malli për kohërat prapa mullarit.

Duam mbështetjen tuaj zoti Erion pasi ne e dimë se kjo është e vetmja rrugë e drejtë për hapjen e Shqipërisë, ku paragjykimet që njerzit kanë ndaj seksit janë të mbrapshta.

Tirana ka nevojë për jetë boheme dhe situata të tilla emancipuese, vetëm në këtë mënyrë njerzit do të zhdukin tabutë ndaj seksit dhe do jenë më të hapur. Fustrimet gjithashtu do marrin udhën.

Unë shpresoj që kjo gjë të zgjidhet sepse jam në depresion nga komentet negative që janë shfaqur gjatë videos që është publikuar dje.
Dua të drejtën time si qytetare e lirë për të zgjedhur me vullnetin im të plotë dhe pa e paragjykuar jetën time, unë zgjedh bohemizmin, unë zgjedh shkurren.

Si nip i Gjyshi Xhoxhit, jam e bindur që do më mirëkuptosh dhe do e përkrahësh bohemizmin tonë, se fundja kështu i ka hije një kryeqyteti demokratik dhe evropian.

*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *