Pazar, Te Gjitha

Vjollca Hoxha mbledhje urgjente në Top Channel. Shkundet ‘Fiks Fare’: Vëtëfinancim dhe shkurtime!

S’ka të ndalur “furtuna” brenda gjigandit mediatik Top Channel që tashmë ka në krye, de juro dhe de fakto, Ben Blushin si drejtor.
Mëngjesin e sotëm, siç mëson newsbomb.al, pronarja Vjollca Hoxha, ka thirrur një mbledhje jashtë radhe nga ky është konkluduar në një “reformim” të pazakontë të departamentit Fiks fare.

Për ta shpjeguar më qartë: Vjollca Hoxha ka kërkuar që ky departament të funksionojë mbi bazën e vëtëfinancimit, pra të ardhurat për realizimin e programit, punonjësit duhet t’i gjejnë vetë e jo t’i marrin nga borderoja e televizionit.

Aktualisht në departamentin e “Fiks Fare”, emisionit investigativ që prej vitesh ka në krye Filip Çakulin, punojnë 47 gazetarë e njerëz të fushës. Sikur mos mjaftonte kushti i vetëfinancimit, Hoxha ka menduar të bëjë edhe shkurtime brenda këtij departamenti, i thanë burimet newsbomb.al. Është e paqartë çfarë fshihet pas këtij vendimi por ajo që mund të themi, janë dy elementë të rëndësishëm:

E gjitha kjo vjen kur Ben Blushi, ka marrë në dorë “frenat” e Top Channel si drejtor dhe kur, Vjollca Hoxha dhe Filip Çakuli u përfolën për një ftohje të marrëdhënieve mes tyre. (Edhe pse në 20-vjetorin e Top Albania, Vjollca Hoxha, Filip Çakuli e Ben Blushi u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit duke trokitur gotat e duke bërë gëzuar).

“Lufta e Blushit” apo “Faktori Vjollca Hoxha”?! Sidoqoftë, kjo nuk kishte ndodhur më parë… Pra që një departamenti kaq të rëndësishëm në Top Channel, një programi që i ka dhënë identitet këtij televizioni, që ka nxjerrë në sipërfaqe sa e sa skandale, që vijon të mbajë kulmin e audiencës, e i ka mbijetuar çdo ece-jakeje apo ‘reformimi’, t’i vihen kushte vetëfinancimi.

Pas kësaj, me interes pritet reagimi i njerëzve që prej vitesh kanë punuar me besnikëri e fanatizëm për këtë program.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *