Pazar

Studimi i jep të drejtë Tahirit: Pse bëri mirë që lejoi kanabizimin e vendit!

Në Shqipëri prej vitesh tashmë diskutohet, debatohet madje edhe akuzohet, me termat nga më të ndryshëm për kanabizimin e vendit.

Lidhur me këtë është marrë nën hetim edhe ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, edhe pse për PS nuk ka video, foto që e shohin atë duke paketuar drogën.

Por si duket ish-ministri është treguar largpamës, pasi të gjithë këtë operacion në këto vite e ka kryer për të mirën e vendit. Do thoni ju pse?

Së fundmi është bërë një studim shumë interesant mes konsumit të alkoolit dhe marjuanës. Ajo që i ka habitur të gjithë është fakti se alkooli është shumë më i dëmshëm në raport me konsumin e marijuanës.

Pasi u krahasuan të dyja produktet, u zbulua se alkooli është një ndër faktorët kryesorë i cili ndikon drejtpërsëdrejti në shkatërrimin e materies së bardhë dhe gri në tru, ndërsa marijuana nuk shkakton një dëmtim të tillë, gjithmonë në raport me alkoolin.

Për këtë studim u analizuan mbi 850 persona të rritur të moshës 18 dhe 55 vjeçare si dhe 439 adoleshentë të moshës 14-18 vjeç.

Dhe nisur nga ky studim, se aryse tjetër legale për kanabizimin e vendit nuk ka, duket se ish-Ministri Tahiri e ka bërë për të ardhmen e vendit.

Kjo do të shpjegonte edhe luftën qesharake të tij në media për uljen e konsumit të alkoolit, me video e skena të montuara, jo vetëm për konkurencë ndaj “të preferuarit” të Ramës, Lali Kullës.

Tani po presim studim tjetër, mundësisht nga PS këtë radhë, që t’i vërë vulën e qeverisë, dhe të kapadaiset për lekët e trafikut të kanabisit.

Sepse kur vjen puna për t’i hedhur hi syve të qytetarëve, është një mekanizëm i tërë propagande që nuk fle në selinë rozë. Prandaj futini një trefletësh, dhe votoni Rilindjen!

*Ky është një shkrim satirik, vërtetësia e të cilit është e pjesshme. Cila është pjesa vërtetë? Atë e gjykon çdokush nga ju, sepse ju e zgjidhni çfarë të besoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *