Pushteti, Te Gjitha

Dokumente/ Nga doganier në deputet, kush është socialisti me miliona dollarë pasuri?

Një prej deputetëve në radhët e PS-së edhe pse në moshë të re rezulton me një pasuri marramendëse.

Dje CNA raportoi për  deputetin– ish-doganier Alket Hyseni, rreth pasurisë së tij marramendëse, historisë së tij në dogana, në Partinë Socialiste.

Sot, kanë dalë të dhëna zyrtare, të deputetit i cili është vetëm 44 vjeç dhe pasuria i shkon në miliona dollarë.

Shtatë apartamente banimi, ku më vogli është me sipërfaqe 120 mijë metra katrorë, ndërsa më i madhi ka një sipërfaqe prej 225.6 m2, kanë kushtuar mbi gjysmë milioni euro.

8 garazhe, të cilat kanë kushtuar rreth 19 mijë euro si dhe prona të patundshme që kapin shifrën e mbi 200 mijë eurove, rezultojnë në listën e pasurive prej rreth një milion euro të Hysenit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *