Pazar, Te Gjitha

Top Channel sulmon sërish qeverinë: Hesht për krimin

“Krimi në Shqipëri nuk do të ketë të ardhme!”. Këto fjalë të ministrit të Brendshëm, në prani të ambasadorit amerikan, janë të vetmet të thëna në sens të përgjithshëm dhe publikisht nga një përfaqësues i lartë i mazhorancës ditët e fundit.

Diçka të tillë tha në fundjave edhe Kryeministri në ERTV, por ndërkohë java ka qënë e mbushur me ngjarje dhe zhvillime të cilat meritonin së paku një koment, apo pak fjalë në Tëitter.

Tashmë Prokuroria i ka shtuar një kapitull të tretë dosjes Habilaj-Tahiri, atë të Sotës, 860 mijë eurot dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm.

Edi Rama, pasi nuk lejoi Prokurorinë të procedonte me kërkesën për arrest të Tahirit, premtoi ama se distanca me çdo person që dyshohej për lidhje me krimin do të ishte finale, nëse ngjarja do të kishte zhvillime të tjera.

Por veprimi i fundit konkret që ai ka marrë është zëvendësimi i Tahirit me Gjylametin në krye të PS së Tiranës, ndërkohë që retorika e socialistëve, edhe nëse nuk ka qënë në mbrojtje të Tahirit, ka qënë agresive politikisht ndaj Prokurorisë për çështje të tjera si ajo e CEZ.

Ndërkohë, për çështjen më të nxehtë, atë për të cilin merret media, gazetat dhe i gjithë opinioni publik, mazhoranca vazhdon të mos ketë një qëndrim të prerë dhe zyrtar.

E vetmja që po flet është opozita, ose më saktë njerëzit edhe brenda sistemit, të cilët po i besojnë asaj anonimitetin, në shkëmbim të informacioneve që shkaktuan pastaj furtunën Sota.

…dhe ndërsa mazhoranca me heshtjen e saj rrezikon të fillojë të ndajë kosto kolektive, është opozita ajo që po kap momentin politik të luftës totale kundër krimit, një gjë që me gjasë do të prekë të gjithë.

E pas pranimit të kanabizimit, pas çështjes Habilaj e Sota, pas akuzave mbi ish-ministrin e Brendshëm dhe pas heshtjes së Qeverisë, njerëzit kanë të drejtë të pyesin veten: a mos ka të drejtë opozita edhe për akuzat e tjera?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *