Kryesore, Ndodhi sot, Te Gjitha

U harrua masakra e Lushnjës, autorët ia mbathin në Gjermani

Autoret e masakrës se 11 tetorit në Lushnjë janë në arrati. Dy jave e gjysmë nga vrasja e Jurgen Hoxhes dhe Zamit Latifit policia dhe prokuroria e Lushnjës nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e autoreve të dyshuar Laert Haxhiun dhe Orgest Bilbilin.

Abc News thotë se autoret e krimit mund të jenë larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

Në sistemin TIMS ata nuk figurojnë të kenë dale nga vendi ynë, por dyshimet janë për kalim kufiri me pasaporte false ose nga kufiri tokësor drejt vendeve fqinje.

Kërkimet e prokurorisë se Lushnjës për gjetjen e autoreve kanë vijuar edhe në rrethin familjar.

Prindërit e Haxhiut dhe Bilbilit pasi janë paraqitur në prokurori kanë deklaruar se prej disa muajsh përpara vrasjes së dy personave, ata nuk kanë pasur komunikim me fëmijët e tyre.

Gjithashtu mësohet se janë marre në mbrojtje dy familjet e autorëve të dyshuar për masakrën e Lushnjës ku mbeten të vrare Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *