Doktori

Vera, pija që ju shton 1 vit e gjysëm jetë

Shkencëtarët kanë llogaritur se një gotë verë në ditë, shton 1 vit e 3 muaj jetë për mashkullin, dhe 1 vit e gjysëm jetë për femrat, krahasuar me ata persona që nuk e pinë një pije të tillë.Të jetosh sa më gjatë që të jetë e mundur mund të ndodh, dhe kjo duke pirë në mënyrë të moderuar alkool.

Ky fakt tregohet nga një studim i publikuar në revistën “Annals of epidemiology”, i drejtuar nga studiuesit Nicola Orsini dhe Andrea Bellavia të cilët punojnë pranë institutit Karolinska, në Stokholm.

U vu re se një gotë verë, ose një gotë birrë në ditë, cilësohet si një sasi e moderuar e konsumit të alkoolit dhe ndikon në jetëgjatësinë e njerëzve, por nëse kalohet në dy gota ose më tepër, atëherë efekti i alkoolit kthehet në të kundërt.Ekspertët kanë analizuar të dhënat e konsumit të përditshëm të alkoolit, të 67 mijë personave me moshë mesatare, për 15 vjet me radhë./Shëndetësia.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *