Doktori

Ja si mund ta përdorni limonin ndryshe

Shumë gjëra të zakonshme të cilat ju i zotëroni mund të bëhen ndihmë kur vjen puna për të pastruar shtëpinë- ju thjesht duhet të dini mënyrën korrektë si ti përdorni ato.

Ndoshta nuk jeni në dijeni por limoni konsiderohet si një nga gjërat më të dobishme në mbarë botën. Ky artikull do t’iu ndihmojë ta shihni këtë frut të thartë me një sy tjetër.

Disa fakte të pazakonta mbi mënyrën si mund ta përdorni një limon të thjeshtë:

– Bën punën e një pastruesi natyral

Zhvishni një limon, hidhni uthull mbi të dhe lëreni gjatë gjithë natës. Në mëngjes, shtoni 150 ml ujë. Kjo është! Hidheni përzierjen në një shishe boshe dhe përdoreni atë si një solucion natyral për të pastruar të gjithë shtëpinë tuaj.

– Pastron tavolinën tuaj të punës

Mbani tavolinën e punës pastër duke përdorur një gjysëm limoni si sfungjer dhe kripën si solucion. Pasi ta keni bërë këtë, lërëni tavolinën 15 minuta dhe pastaj përsëriteni proçedurën sërish.

– Bën të shkëlqejë edhe më shumë e bardha

Të kesh rrobat e bardha sa më të bardha të mundshme, duhet t’i lani ato si fillim në ujë me limon dhe sodë buke, gjysëm ore para se ti fusni në lavanderi.

– Forcon thonjtë

Përgatit një masazh për thonjtë për ti pasur ata më të fortë dhe të shëndetshëm. Receta është shumë e thjeshtë: hidh disa pika limoni në ujë të ngrohtë!

– Përdoren si mbajtëse qirinjsh

Me lëkurën e limonit mund të bëhet edhe art. Mjafton ta konsumoni pjesën brenda dhe me lëkurën e tij të formoni një mbajtëse qirinjsh të këndëshme.

-Mban insektet larg shtëpisë

Të mbash milingonat jashtë dhomave në shtëpi duhet të vendosësh lëng limoni në pragun e dritareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *