Doktori, Te Gjitha

Oxford: “Teoria e ftohtë” për të luftuar obezitetin dhe diabetin

Nëse deri më sot kishin akuzuar mënyrën e jetesës si të vetmin shkak për obezitenin dhe sëmundje si diabetin, jemi gabuar rëndë. Shkenëtarët e Univesitetit Oxford kanë publikuar gjetjet e një studimi të fundit, sipas të cilit ngrohja globale ka shkaktuar këto sëmundje.

Shkencëtarët holandez ishin ata që zbuluan lidhjen mes ngrohjes globale dhe dibaetit. Pas një studimi të tillë, profesori endokrinolog Ashley Grossman ka publikuar “Teorinë e Ftohtë” si një kurë të thjeshtë dhe praktike.

“Të freskoni trupin, qoftë edhe me pak gradë, mund të përmirësojë dhe reduktojë diabetin. Të jetosh në një ambient të freskët mund të jetë e nevojshme për të rritur ndjeshmërinë e insulinës dhe të shmang diabetin”, ka thënë professor Grossman.

Ndërkohë sipas një studimi të bërë nga Qëndra Mjerkësore Univerisatre Maastricht në Holandë, ulja e temperaturës së dhomës në 15-17 grad për disa orë, do të mundësojë që të rrëzoni peshë.

Ne kalojmë shumë kohë në shtëpi, zyra, kafe dhe ambiente të tjera të mbyllura, të cilat nuk e lejojnë trupin tonë që të djeg kalori për tu ngrohur, duke ndikuar në masë në rritjen e shkallës së diabetit.

Studime të tilla, vijnë pas publikimeve se ngrohja globale dhe ndryshime të tjera në klimë po ndikojnë në shëndetin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *